Ende nuk ka filluar “Big Brother Vip Albania”, po që ka shumë emra që po aludohen se do jenë pjesë e këtij spektakli.
Pas Tea Trifonit, edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonia Gjoka habiti ndjekësit me postimin e saj.
Ajo ndau tri fotografi joshëse, ku ka bërë një mbishkrim që zgjoi kureshtje të madhe.
“Hapet zyrtarisht televotimi per banoren Antonia????”, shkroi ajo ku kjo fjali thuhej në BBV albania.
Se a do jetë pjesë ende nuk dihet, por që Gjoka nuk ka dhënë ndonjë përgjigje definitive.