Site icon PrishtinaPress

Ish-komandanti i UÇK-së tregon se si u furnizuan me armë nga Serbia gjatë kohës së luftës

Furnizimi me armë gjatë kohës së luftës, ka qenë një nga sfidat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi të gjithë kufijtë kontrolloheshin e ishin të mbyllur nga ushtria e policia serbe.

Por, këto kufij në shumë raste janë thyer nga ushtarët e UÇK-së, duke arritur që të korrin edhe fitore të mëdha në shumë beteja.

E një ish-komandant i UÇK-së, ka rrëfyer ekskluzivisht në emisionin “n’Demos”, se një vijë e furnizimit me armë ka qenë pikërisht nga Serbia.

“Ne kemi pasur dy kanale të furnizimit, atë të Shqipërisë, që i kemi dërguar ushtarët në këmbë që të furnizohen janë ardh me nga dy pushkë, vija e dytë ka qenë prej Serbisë, ata e kanë njoftë lekun, nuk iu ka interesu që na me armët e tyre i vrasim bashkëkombësit e tyre, na kanë pru armët deri tek vija e frontit ne iu kemi dhënë lekët, kështu ne i kemi krijuar kanalet tek armiku për t’u furnizuar me armë. Në një moment kemi mbetur me nga pesë fishekë për ushtarë, se u patën mbyllu kanalet, ushtarët nuk pranonin t’i jepnin plumbat, pasi donin t’i ruanin deri në vdekje. Një moment tjetër i vështirë ka qenë kur kemi mbetë pa kryp, e për një javë jemi ushqyer pa kryp”, ka deklaruar Kadri Kastrati për Demos.

Exit mobile version