Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara ka reaguar pas vizitë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sot në Kosovë, ku po qëndron në klinikën Interne në QKUK në mbështetje të babait të tij të sëmurë.
Ai teksa i uroi shërim babait të Thaçit, gjithashtu i uroi edhe lirim nga Haga këtij të fundit.
Tara teksa e quajti legjendë të kombit ish-presidentin, e potencoi edhe njëherë qëndrimin e tij rreth Speciales.
