2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-komandanti i UÇK-së: Ahmet Krasniqi u vra nga shqiptarët

Ish-komandanti i policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka deklaruar se ish-ministri i parë i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, u vra nga shqiptarët.

Hoxha në Klan Kosova, tha se sot e asaj dite nuk dihet se nga kush u dha urdhëri për vrasjen e Krasniqit.

“Unë e dija që Ahmet Krasniqi ishte vizitë në kazermë në Shqipëri dhe nga zyra e përfaqësuese të Kosovës, Isa Mustafa, ishte në atë kohë përgjegjës i zyrës, na u dha urdhër që të mos përdorej asnjë simboli të UÇK-së gjatë ceremonisë së varrimit të Ahmeti Krasniqit”.

“Para një jave u përgatitshim që të nisnim një njësi trupash për në Kosovë, dhe prandaj ishte e pakuptimtë që të varrosej si të ishte një person civil”.

“Në vendimmarrje nuk e di kurse në akt me siguri se po, në atë kohë besoj që shqiptarët më së lehti kanë mundur të kryejnë aktin por se nga kah ardhur urdhri nuk dihet – është e dyshimtë”, tha Hoxha.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img