12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë rikthehet në punë pas pesë vitesh përballje me procedura gjyqësore

Ish-komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj është rikthyer sërish në punë.

Pas pesë vitesh përballje me drejtësinë nën akuzën për keqtrajtim të një personi, Gjokaj ka fituar lëndën dhe është rikthyer sot në vendin e tij të punës në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur sot Tomë Gashi, avokati i tij.

Gashi, në një njoftim në Facebook, ka thënë se padrejtësia pesë vjeçare ndaj Gjokajt është përmirësuar sot.

“Komandant Kriste Gjokaj përsëri në punë – një padrejtësi 5 vjeçare sot është përmirësuar!
Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, pas 5 viteve të procedurave gjyqësore, doli fitimtar edhe një herë”, ka shkruar Gashi.

“Ai, sot, përsëri e ka veshur uniformën e Policisë së Kosovës të cilën me krenari e ka mbajtur për 20 vite e të cilën, para 5 viteve, padrejtësisht e detyruan që ta heqë”, ka thënë ai.

Prokuroria Themelore në Gjilan në nëntor të vitit 2019 pati ngritur aktakuzë ndaj majorit të staiconit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj dhe pesë policëve të tjerë për keqtrajtim të një personi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Kristë Gjoka me 14 nëntor të vitit 2018, në objektin e stacionit policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar të dëmtuarin M.R, i cili kishte qenë i arrestuar dhe i prangosur, për shkak të dyshimit se kishte kryer dy vepra penale.

Por, në janar të këtij viti ai ishte liruar nga akuza me vendim të gjykatës. Vendimi është vërtetuar edhe nga shkalla e dytë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img