Është koha për të “menduar të pamendueshmen” dhe për të konsideruar futjen e rekrutimit për të përgatitur vendin për një luftë të mundshme tokësore, ka thënë britaniku, ish-komandanti i lartë i NATO-s.
Gjenerali Sir Richard Sherriff, ish-zëvendës komandanti suprem aleat i organizatës ushtarake, paralajmëroi se buxheti i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar nuk është mjaft i madh për të zgjeruar vetëm forcat e armatosura.
“Forcat e armatosura të Britanisë janë mbështetur tradicionalisht dhe kulturalisht në ushtarë vullnetarë shumë profesionistë me përvojë të gjatë – dhe kjo është me të vërtetë mënyra se si ne të gjithë do të dëshironim të vazhdonte”, tha ai për Skynews.
Megjithatë, duke pasur parasysh situatën aktuale globale dhe shkurtimet e financimit të mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ai shtoi:
“Unë mendoj se ne duhet të kapërcejmë shumë nga pengesat dhe supozimet kulturore, dhe sinqerisht të mendojmë të pamendueshmen”.
“Mendoj se duhet të shkojmë më tej dhe të shikojmë me kujdes rekrutimin”, tha ai.Ndërhyrja e tij pason komentet e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Sir Patrick Sanders, i cili sugjeroi se burrat dhe gratë britanike mund të përballen me një thirrje në ushtri në rast të një lufte me Rusinë.
Kreu i Ushtrisë Britanike tha se qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar duhet të “trajnohen dhe të pajisen” për të luftuar në një luftë të mundshme midis NATO-s dhe forcave të Vladimir Putinit.