Site icon PrishtinaPress

Ish-komandanti i KFOR-it: Kurtit i sugjerova për forcë speciale konsensuale në Veri, më tha që s’negocon me kriminelët atje

Në një intervistë për revistën ushtarake hungareze“Honvedelem”, ish-komandanti i Forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR’it, Ferenc Kajari, tregoi për tensionet në pjesën veriore të Kosovës.

Që nga 24 shkurti i agresionit rus mbi Ukrainën, Kajari tregoi se efektet e luftës mund të ndjeheshin kudo e veçanërisht në fushën e komunikimit.

“Në mars, u konsultova disa herë me përfaqësuesit qeveritarë që të ndryshonin këtë komunikim sepse nuk ndihmon në mirëmbajtjen e situatës së sigurisë, si dhe sepse nxiste tensione në mes të popullatës”, u shpreh Kajari.

Rreth aksioneve të njësisë speciale policore kosovare, Kajari tha se kishte provuar të bindtte kryeministrin Albin Kurti “që forcën policore ta përdorte në mënyra që nuk sjellin përleshje”.

“Propozimi im i ndaj Kryeministrit ishte të krijohej njëfarë procedure policore të mbështetur në konsensus, dhe i ofrova që në rast se pajtohej, do të ndërmjetësoja mes liderëve të qeverive lokale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës”.

“Qëllimi ka qenë të formojnë njëfarë konsensusi, pasi që edhe serbët e Kosovës kanë interes të eliminojnë grupet aktuale kriminale. Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, sidoqoftë, ishte se ne nuk negociojmë me kriminelë dhe se policia kryen operacionet e saj ashtu siç u shkojnë për shtati”, ka thënë Ferenc Kajari,

Exit mobile version