Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka folur për përpjekjet e kaluara për transformimin e FSK’së në Ushtri të Kosovës, në një paraqitje televizive të mërkurën.
Ai ka thënë se më 2014 ka kërkuar që të bëhet Ushtria e Kosovës, raporton Gazeta Express.
“Po ta kishim votuar atëherë, sot s’do t’i kishim këto probleme”, ka thënë Kastrati në “Rubikon të KTV’së”.
Kastrati ka kujtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk votuan ndryshimet kushtetuese për vendet e rezervuara për serbët, të cilët në kompensim ishin të gatshëm të votojnë për Ushtrinë.
Kastrati ka thënë se ka biseduar personalisht me ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilit i kishte kërkuar që deputetët e partisë së tij të votonin për t’i hapur rrugë krijimit të Ushtrisë.