1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish-Komandanti i FSK’së: Para 3 vjetësh i kërkova personalisht Albin Kurtit ta votojë Ushtrinë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka folur për përpjekjet e kaluara për transformimin e FSK’së në Ushtri të Kosovës, në një paraqitje televizive të mërkurën.

Ai ka thënë se më 2014 ka kërkuar që të bëhet Ushtria e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Po ta kishim votuar atëherë, sot s’do t’i kishim këto probleme”, ka thënë Kastrati në “Rubikon të KTV’së”.

Kastrati ka kujtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk votuan ndryshimet kushtetuese për vendet e rezervuara për serbët, të cilët në kompensim ishin të gatshëm të votojnë për Ushtrinë.

Kastrati ka thënë se ka biseduar personalisht me ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilit i kishte kërkuar që deputetët e partisë së tij të votonin për t’i hapur rrugë krijimit të Ushtrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img