1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-komandanti i FSK-së: Beogradi po kërkon serbë në Kroaci për të luftuar në Kosovë

Gjenerali Kadri Kastrati, njëherit ish-komandant i FSK-së, njoftoi se nga disa burime shumë të sakta, ka marrë informacione që Serbia ka kërkuar 7 deri në 8 serbë të Kroacisë, të rekrutohen për të luftuar në Kosovë.

Sipas ish-komandantit të FSK-së ata e kanë refuzuar një kërkesë të tillë, pasi siç tha ai, atyre u është kërkuar të barten në Kosovë.

“Unë e kam një informacion shumë të saktë, prej burimeve shumë të sakta, që Serbia ka kërkuar prej 7 deri në 8 personave në Kroaci nga komuniteti serb, të rekrutohen për të luftuar në Kosovë. Mirëpo, ata kanë refuzuar, sepse kërkesa ka qenë që ata duhet ta lënë punën në Kroaci dhe të barten në Kosovë. Ata janë njerëz që kanë qenë në polici e në luftëra tjera”, deklaroi Kastrati në Tëvë1.

Madje, Kastrati vlerësoi se shteti i Serbisë në mënyrë të organizuar, po mobilizon njerëz për ta bërë një situatë sa më të vështirë, e kjo sipas tij, mund të çojë deri te konflikti mes Kosovës e Serbisë.

Tutje, ai tha se ka pritshmëri më të mëdha ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it për ta stabilizuar situatën në veri.

“Unë po habitem që KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë pritur deri më tani, sepse sa më shumë që presin, aq më shumë do eskalojë situata atje”, shtoi Kastrati.

Kujtojmë se autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë kapacitete për të larguar barrikadat, por i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i largojnë ato në mënyrë paqësore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img