10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti afër nënshkrimit të Zajednicës e ne merremi me “It’s my Home”

Ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se kryeministri i Kosovës është shumë afër që ta pranojë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe pa njohjen e Serbisë.

Ai ka thënë se përderisa po ndodh kjo gjë, shoqëria në Kosovë po merret me një shou televiziv, që njihet si “It’s my Home”.

“Albin Kurti është shumë afër nënshkrimit të Zajednicës dhe marrëveshjes pa njohje. E, ne, një shoqëri e tërë, po merremi me “Its my love”!”, ka thënë ai.

Kurti dhe vartësit e tij në qeveri, në vazhdimësi kanë thënë se nuk do ta pranojnë asnjëherë një version të AKS-së me kompetenca ekzekutive. Ata janë zotuar që do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin.

Ndërkohë, dialogu Kosovë-Serbi është intensifikuar dhe marrëdhëniet janë tensionuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të imponuar reciprocitet kufitar me shtetin serb.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse kërkohet nga dialogut, ndëkrohë që në këtë drejtim po angazhohem maksimalisht si SHBA, ashtu edhe BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img