Site icon PrishtinaPress

Ish-këshilltari i Thaçit: Aktakuza e prokurorëve të Hagës filloj të shpartallohet qysh sot

Adil Behramaji ish-këshilltari presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se beteja në Hagë është më se paku juridike.

Sipas tij Prokuroria e Speciale ka devijuar të vërtetën e UÇK-së.

“Prokuroria e Speciales e ka devijuar të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe e deformuar historinë tonë. Betejë në Hagë më së paku është juridike. Kjo aktakuzë filloi të shpartallohet qysh sot me të vërtetën e popullit tonë, që të gjithë ne e kemi jetuar”, është shprehur Behramaj.

Ndryshe sot ka nisur seanca e dytë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot fjalën e saj do të thotë mbrojtja e të akuzuarve.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në pika të shkurtra, do të paraqesin mbrojtjen e tyre kundër akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Exit mobile version