Ish-këshilltari i Obamës: Besoj se Thaçi do të jetë negociatori kryesor i bisedimeve nga Kosova

44
Advertisement

Anëtari i Këshillit joqeveritar amerikan për Çështjet e Jashtme, Charles Kupchan dhe njëherit ish-këshilltar i presidentit Barack Obama, gjatë një interviste dhënë për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe), ka deklaruar se nuk beson se platforma negociuese e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, paraqet një lloj treguesi që përjashton presidentin Hashim Thaçin nga bisedimet me Kosovën.

Advertisement

Ai shtoi se presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, kanë udhëhequr një pjesë të madhe të dialogut, duke i dhënë momentin dhe ndërtimin e një marrëdhënie

“Supozoj që Thaçi do të mbetet në pozicionin më të spikatur në proces. Mund të ndodh që Hoti do të përfshihet më shumë, por përfaqësuesit më me ndikim nga pala kosovare, që do të vazhdojë ta udhëheqë, do të jetë presidenti Thaçi”, shtoi Kupchan që njëherit është profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin Georgetown në SHBA.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë prezantimit të platformës negociuese me Serbinë, ka paralajmëruar se do të udhëheq bisedimet, duke u zotuar se nuk do të diskutoj për integritetin territorial të Kosovës.

Ai madje precizoi se dialogu ka për qëllim arritjen e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë, që do t’i jepte fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër profesori Kupchan tha për Zërin e Amerikës, se me një deklaratë të tillë Hoti po përpiqet të sigurojë mbështetje më domethënëse në elektoratin e Kosovës, kur bëhet fjalë për negociatat me Serbinë.

“Hoti sapo ka marrë detyrën. Nuk mund të thuhet me siguri nëse është çështje e fitimit të pikëve politike dhe përpjekjeve të Hotit dhe Thaçit që njëri prej tyre të pozicionohet si negociatori kryesor, si dhe çfarë lloj pozicionesh do të ketë Prishtina. Mendoj se pikërisht kështu duhet të kuptohet”, theksoi Kupchan.

“Me formimin e qeverisë së re dhe heqjes së taksës për mallrat serbe po mundësohet fillimi i bisedimeve më frytdhënëse. Mendoj se do të ishte e dobishme për palën serbe të bënte një lëvizje reciproke. T’i dërgojë një mesazh Kosovës, qytetarëve dhe qeverisë së gjërat janë përsëri në rrugën e duhur. Kujtoj që ka pasur një lloj përparimi në këtë aspekt – pas deklaratave dhe nënshkrimit të marrëveshjes për linjën ajrore mes Beogradit dhe Prishtinë. Është e rëndësishme që të ketë më shumë përparime të tilla”, shtoi ai.

Ndërkaq i pyetur se kur mund të rifillojë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, ai u shpreh i bindur se duhet të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Sigurisht se duhet të mbahen zgjedhjet në Serbi, por ato do të ndodhin shpejtë, kështu që nuk besoj se do të ishte gabim të mos shfrytëzohet ky rast. Asnjëra nga palët nuk e ka luksin ta shtyjë këtë çështje. Hapësira për rifillimin e dialogut është hapur pas një periudhe të trazuar – kështu që dëshiroj të shoh që bisedimet të fillojnë deri në fund të qershorit”, tha ndër tjera profesori amerikan.

PostAdssFotoja e reklamës