17.2 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ish-këshilltari i Mustafës e quan ‘trillim medial’ takimin LVV-LDK në Prapashticë

Avokati Besnik Berisha, i cili në kohën e Qeverisë “Mustafa” ishte këshilltar i kryeministrit, ka demantuar lajmet se mbrëmjen e së premtes ka pasur takim mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sa lehtë i besojmë lajmet ‘ekskluzive’ në këtë vendin tonë, ani pse shumë nga këto janë veç hamendesime, madje nganjëherë edhe trillime”.

Postimi i plotë i avokatit Berisha:

“Per ata qe kane besuar,

Sa lehte i besojme lajmet “ekskluzive” ne kete vendin tone, anipse shume nga keto jane vec hamendesime, madje nganjehere edhe trillime.

I tille eshte edhe ai per takimin ne te ashtuquajturin “Ranch”, ne mes te VV-se dhe LDK-se”(sic.), ka shkruar Berisha, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, mediat të shtunën kanë raportuar se të premten në shtëpinë e kryetarit të LDK-së në Prapashticë të Prishtinës janë takuar Isa Mustafa e Albin Kurti, ku sipas mediave ka pasur edhe përafrim qëndrimesh për koalicionin qeverisës.

https://www.facebook.com/besnik.berisha/posts/10220058792834166

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img