4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ish-këshilltari i Kurtit: Po të ishte Isa Mustafa kryeministër, gjendja s’do të ishte kaq keq

Shkëlzen Gashi, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.

Thotë se s’mund të priten ndryshime nga ky ekzekutiv, pasi nuk ka program dhe ekip.

“Unë kam qenë kritik shumë i madh i tij edhe qysh e ka qeverisë Prishtinën por edhe qysh e ka qeverisur Kosovën. Mirëpo duke e parë se çka ka ndodhur pasi ai e ka dorëzuar pushtetin në Prishtinë te pasardhësi i tij dhe tu e pa se çka ka ndodhur në qeveritë e Kosovës pasi që ai është rrëzuar në Kuvendin e Kosovës, më bëjnë me besu se kishim me e pas një situatë më ndryshe”, theksoi ai.

“Për fat të keq unë jam shumë i zhgënjyer me këtë qeverisje qe një vit. S’e kam prit që e bëjnë kaq keq. Është edhe mungesë e përvojës. Për fat të keq po del ajo që e ka thënë LDK’ja prej fillimit, qeveri e praktikantëve. Shumica dërrmuese e këtyre njerëzve kurrë në jetën e vetë nuk kanë menaxhuar me asgjë”, tha Gashi.

“Këta janë vetëm duke administruar”, shtoi Gashi.

“Unë mendoj se secila qeveri kish me pas problem por kjo qeveri përnime e ka pasur një fat jo të mirë për shkak të pandemisë. Secilëndo qeveri kish me qit në dy gjunjë, panemdia, pastaj kriza energjetike globale dhe kjo kriza në tregje dhe ngritja e çmimeve. Nuk e besoj që kish me qenë kaq keq sikurse në krye të qeverisë kish me qenë, ndoshta, Isa Mustafa”, tha Gashi në emisionin Pressing në T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img