0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish-këshilltari i Kurtit: Para Vettingut, duhet të përmirësohet shkollimi juridik

Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar dorëzimin e dosjes së vettingut nga ana e Qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Berisha, që është njohës i së drejtës kushtetuese, ka shkruar se Kosova ka nevojë të përmirësojë shkollimin juridik.

“Veç ne Kosove flasin për drejtësinë ata qe krejt karrierën e kanë ndërtua duke ligjeru në kafiterite përballë Kinemasë ABC ne Prishtine, e jo ne universitet apo ne ushtrimin e njërit nga profesionet praktike te juristit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:

Per te kuptuar se Vettingu jo vetem qe nuk e ka permiresuar sistemin e drejtesise ne shtetet ku eshte aplikuar, por e ka perkeqesuar gjendjen, mund te lexoni ne gjuhen shqipe ish-gjyqtarin e GJEDNj dhe profesorin universitar Ledi Bianku.

Kosova ka nevoje ta permiresoje shkollimin juridik, e jo per fiskulltura te njerezve qe nuk kane asnje dite te vetme pervoje akademike apo profesionale.

Veq ne Kosove flasin per drejtesine ata qe krejt karrieren e kane ndertu duke ligjeru ne kafiterite perballe Kinemase ABC ne Prishtine, e jo ne universitet apo ne ushtrimin e njerit nga profesionet praktike te juristit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img