Site icon PrishtinaPress

Ish-këshilltari i Kurtit: Më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga Greqia?


Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për helmimet në Komunën e Deçanit dhe mos kthimin e Kurtit nga Greqia pas kësaj situate, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur nëse është më e rëndësishme jeta e 1 mijë e 500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga Greqia.

“më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga greqia? kur ishte 26.2% më e rëndësishme ishte jeta e qytetarëve, ndërkaq tani që është 50.2% më e rëndësishme është njohja nga greqia”, ka shkruar Gashi.

Exit mobile version