Ish- këshilltari i Kryeministrit aktual të Kosovës, juristi, Durim Berisha ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook për të adresuar një pyetje për Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pyetja e juristit Berisha konsiston në atë që sipas tij, ministri Sveçla, në vend që të jetë akter në luftimin e krimit, për çfare edhe është i thirrur, ai po bën të kundërten, duke u shoqëruar me persona që janë të inkriminuar dhe që kanë precedent penal.
“Amo çka po lyp Ministri i Brendshem me nje matrapaz te tille? Dihet se matrapazi, ne te kaluaren ju ka ndihmu ne zgjedhje partive te regjimit” – thuhej ndër tjerash në reagimin e Berishës.