Site icon PrishtinaPress

Ish këshilltari i Isa Mustafës: Atyre që shajnë dhe kërkojnë bashkëpunim…zoti u dhashtë bereqet n’tru

Ish këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka komentuar mos arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në një status të postuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se: “Atyre që shajnë dhe kërkojnë bashkëpunim njëkohësisht …. “zoti u dhashtë bereqet n’tru”!”.

Përplasjet në distancë të zyrtarëve të VV-së e LDK-së janë shtuar së fundi.

Më herët gjatë ditës, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, akuzoi kreun e LDK-së, Isa Mustafa, se po kërkon me çdo kusht koalicion me PDK-në.

“Isa Mustafa do ta bëjë gjithçka bajat. Sepse kërkon si duket me çdo kusht koalicion me PDK-në dhe jo me Lëvizjen Vetëvendosje! Duan presidentin që nuk ka kuptim të kërkohet”, shkruan Hoxha në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version