Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit gjatë kohës sa ky ishte president, ka thënë se Kosova ka nevojë për një protestë në mbrojtje të marrëdhënieve me Amerikën.
“Ky vend ka nevojë për një protestë në mbrojtje të marrëdhënieve me Amerikën”, ka shkruar ai në Facebook.
Në Kosovë ka zëra kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti mbi atë që “po i cenon raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Kjo pasi Kurti nuk e ka pranuar kërkesën amerikane për shtyrjen e vendimit për targat.
Kurti ka thënë se konsultohet vazhdimisht me ambasadorin amerikan, duke aluduar në atë që “raportet nuk janë duke u prishur”.
Por kundërshtarët e tij mendojnë ndryshe, thonë se ai “po e dëmton Kosovën me qasjen ndaj SHBA-ve”./Prishtinapress/