Ish-kandidatja për deputete nga radhët e Nisma-s, Xhevahire Vllasaliu-Zhuniqi ekipit të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj si kandidate për Asamble Komunale.
Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Vllasaliu-Zhuniqi ka përvojë 18-vjeçare në fushën e arsimit në udhëheqje dhe mësimdhënie.
“Në garë për Prishtinën na bashkohet edhe Xhevahire Vllasaliu Zhuniqi, me përvojë 18 vjeçare në fushën e arsimit, si në udhëheqje ashtu edhe në mësimdhënie, Master i Udhëheqjes në Arsim. Ajo do të jetë kandidate për asamble komunale, e vendosur për angazhim për të mirën e qytetarëve të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Në garë për Prishtinën na bashkohet edhe Xhevahire Vllasaliu Zhuniqi, me përvojë 18 vjeçare në fushën e arsimit, si në udhëheqje ashtu edhe në mësimdhënie, Master i Udhëheqjes në Arsim.
Ajo do të jetë kandidate për asamble komunale, e vendosur për angazhim për të mirën e qytetarëve të kryeqytetit.
Përvoja e saj profesionale dhe politike e pasuron edhe më tej listën tonë fituese.
Shumëllojshmëria e profesioneve dhe vlerat, e bëjnë ekipin tonë të duhurin për një Prishtinë që e duam të gjithë
Suksese Xhevahire!
#eparaPrishtina
#punamarë