Site icon PrishtinaPress

Ish-kandidatja e PDK-së për deputete kalon në AAK për çështje “parimore”

Ish-kandidatja e PDK-së për deputete, Floridë Bajraktari ka aderuar në AAK.

Këtë e konfirmoi vet i pari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi, përmes një postimi në “Facebook” tha se Aleanca në qytetin që ai drejton po përforcohet shkaku i mirëmenaxhimit.

Është interesant fakti se pikërisht sot ajo u betua si asambliste e Kuvendit Komunal dhe dyshimet për një aderim të dyshimtë janë të shumta.

Gjithsesi, kjo mbetet vetëm hipotezë dhe kalimi i saj prej Partisë Demokratike në AAK mund të etiketohet si i lirë.

 

Exit mobile version