Ish-kandidatja e PDK-së për deputete, Floridë Bajraktari ka aderuar në AAK.
Këtë e konfirmoi vet i pari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Latifi, përmes një postimi në “Facebook” tha se Aleanca në qytetin që ai drejton po përforcohet shkaku i mirëmenaxhimit.
Është interesant fakti se pikërisht sot ajo u betua si asambliste e Kuvendit Komunal dhe dyshimet për një aderim të dyshimtë janë të shumta.
Gjithsesi, kjo mbetet vetëm hipotezë dhe kalimi i saj prej Partisë Demokratike në AAK mund të etiketohet si i lirë.