Qeveria e Kosovës ka aprovuar rekomandimin e dy anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.
Kryeministri Albin Kurti tha se Komisioni Ad Hoc i ka kryer intervistat e kandidatëve dhe i ka dërguar Kuvendit të Kosovës emrat e Florent Mehmetit dhe Salihe Gashi – Lokut.
Salihe Gashi – Loku kishte qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Qeveria do ta çojë emrin e saj në Kuvend për t’u zgjedhur.