14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kandidati për deputet rrëfen ngjarjen e padëgjuar për rastin Kumanova, përmend një agjent bullgar, GRU-në e Gruevskin

Ish-kandidati për deputet, Dardan Islami, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, thotë se rasti Kumanova ka qenë i planifikuar nga shërbimet e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski dhe agjencisë inteligjente GRU e Rusisë.

Islami pretendon se liderët e grupit të rastit Kumanova janë lajthitur nga një agjent bullgar, i cili sipas Islamit, është paraqitur si agjent i CIA-s amerikane.

Veterani i UCK-së përmendi edhe një shifër prej 2 milionë euro, ku sipas tij, janë paguar nga shërbimet sllave me qëllim të destabilizimit të rajonit, ku grupi i Kumanovës një pjesë të armatimit do t’ia dorëzonte një grupi të ISIS-it.

Sipas Islamit, agjenti bullgar që u përmend më sipër, është zhdukur një ditë pas ngjarjes. Ndërsa Gruevski, sic pretendon ish-kandidati për deputet, vrau akterët kryesorë për të mos lënë dëshmitarë.

Krejt në fund, Islami tha se grupi i Kumanovës ka pasur në mesin e vet edhe kriminelë, por shumica kanë qenë atdhetarë të manipuluar.

Në fillim të tekstit, Islami dënon kërcënimet ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, të cilat erdhën pasi ky i fundit tha se Grupi Kumanova janë bandë kriminale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img