1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kandidati për deputet i VV’së paralajmëroi bashkimin me Shqipërinë “me grykë të pushkës”, i reagon Gjuriq

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar pas paralajmërimit të qeverisë Kurti për kthimin e masës së reciprocitetit me Serbinë dhe deklarimeve të anëtarit të VV’së, Fidan Ademi, për bashkimin me Shqipërinë.

Gjuriq, me anë të ‘Twitter’-it, ka thënë se këto veprime bien ndesh me ato çfarë po kërkon Sekretari amerikan i Shtetit, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Sekretari i Shtetit i SHBA u dërgoi një vendim të saktë dhe të mençur krerëve të qeverisë së re në Prishtinë për ta bërë dialogun një nga përparësitë e tyre. Si reagojnë ata? Paralajmërojnë masën e reciprocitetit, bashkimin me Shqipërinë dhe kërkojnë ndjekje penale ndaj Sava Janjic. Duken premtuese”, ironizoi Gjuriq.

Ndryshe, ish-kandidati për deputet, Fidan Ademi, përgjatë një vizite në fshatin Stançiq të Gjilanit, ka paralajmëruar bashkimin e Shqipërisë, qoftë me luftë apo me referendum.

“Një ditë, patjetër, do bashkohet Shqipnia – prej grykë së pushkës, flakës së barotit a kutisë së referendumit!”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img