Site icon PrishtinaPress

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit thotë se dikush ia kidnapoi dhe rrahu djalin 10 vjeçar, flasin Policia

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu pretendon se një 51-vjeçar ia ka kidnapuar dhe maltretuar të birin 10-vjeçar.

Sipas tij rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Siç thotë Deliu, 51-vjeçari për një orë rresht ia ka maltretuar djalin duke e mbyllur në oborr dhe duke e rrahur me kabllo.

“Për pak minuta duke e qetësuar,kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51 vjeçar me arsyetim së tre femijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një gurralec ma thyen xhamin e kerrit. Kjo ka mjaftuar që ai t’a “kidnapoj” Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë)derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë “nervozë” mori guximin që t’a shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hypë nëpër murrë,spse derën e ka mbyllur “monstra”) duke ja lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar-vetëm 10 ohh Zot ????????!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin në Gjakovës, Nusret Xhurkaj ka deklaruar se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ali Sokoli”. 

Ai tha se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor në QKMF-në në Rahovec. 

Nga policia ky rast është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Lëndim i lehtë trupor/ Rr. Ali Sokoli-Rahovec/ (03.01.2022 -16:35)/ Ankuesi (babai) Ka raportuar ne Stacionin Policor-Rahovec, se nje person ia ka rrahur djalin e tij të mitur (rreth 10 vjeçare) te cilin fillimisht e kishte dërguar për tretman mjekësor ne QKMF dhe pas vizitës mjekësore ishte liruar. Pas intervistimit te personit te dyshuar dhe viktimës ne prezencë te prindit dhe ne konsultim me prokurorin e Shtetit iniciohet rasti si me lartë dhe shkon ne procedurë te rregullt”.

Exit mobile version