1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish kandidati i LDK’së për kryetar komune në Vushtrri merr librezën e PDK’së

Ish kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Refik Ramaj, sot ka kaluar në radhët e PDK-së, partinë e cila e kishte mposhtur në ato zgjedhje.

Ky aderim u bë gjatë një ceremonie të organizuar nga dega e PDK-së, ku mori pjesë edhe lideri i i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili solemnisht ia dha librezën e partisë Refik Ramajt, ish oponentit të kryetarit aktual të Komunës, Bajram Mulaku, shkruan Veriu.info.

Në këtë takim me Këshillin Drejtues dhe strukturat e degës, Veseli ka folur për zhvillimin dhe sfidat e PDK-së.

Ndryshe, para zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në vitin 2014, në degën e PDK-së kishte aderuar edhe ish kryetari i komunës Muharrem Shabani, i cili në zgjedhjet e vitit 2013 ishte në balotazh nga AAK-ja me kandatin e PDK-së, ani pse kohëve të fundit Shabani nuk po deklarohet se është pjesë e PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img