Ish-Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka bërë një “vlog” ku tregon detaje mbi qendrën serbo-ruse të spiunazhit në Ballkan.
Sipas tij Rusia dhe Serbia kanë një qendër të tillë në Ballkan qysh nga viti 2012.
“Kjo Qendër spiunazhi ishte iniciativë e Sergei Shoigu, i njëjti Shoigu i akuzuar për krime lufte në Ukrainë, si ministër i Mbrojtjes i Rusisë. Në vitin 2012, ai ishte ministër i Situatave Emergjente në Rusi. Gjejeni kush ishte homologu i tij serb. Ivica Daçiq! Ministër i atëhershëm i Punëve të Brendshme dhe ish-zëdhënës i famëkeqit Millosheviq” tha Ramadani.
Sipas tij, kjo qendër ka agjendë zgjeruese, e quajtur si “Qendër Humanitare”. Ai thotë se qendra u lejon punonjësve të operojnë aktivitetet e tyre, pa lënë gjurmë.
Ramadani thotë se kjo qendër e ndodhur në Nish shërben për të spiunuar vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe përmes tyre, vendet evropiane
Për më shumë detaje shikojeni videon më poshtë: