1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Ish-inspektori i AKI-së: Grupi terrorist serb sulmoi duke i bërë tri llogari që i dolën gabim

Ish-inspektori i AKI-së Shkëlzen Sopjani, ka thënë se grupit terrorist serb që dje kreu sulmin në veri të Kosovës i kanë dalur gabim tri llogari.

“Nuk e kanë llogarit si duhet profesionalizmin dhe reagimin e mundshëm të Policisë së Kosovës, posaçërisht kur një koleg i tyre humb jetën. Zyrtarët tonë të strukturave të sigurisë janë të trajnuar nga aleatë tanë me filozofi perëndimore”, deklaroi Sopjani.

Ata po ashtu sipas tij menduan se Bashkësia Ndërkombëtare është armiqësuar me Kosovën.

”Llogaritë i kanë bërë gabim, duke menduar se Bashkësia Ndërkombëtare është armiqësuar me Kosovën, dhe së paku nuk do të përfshihej drejtëpërdrejtë, thjesht do të luante rolin e paqeruajtësit ku do të hyjë në mes të palëve dhe do t’i ndante palët, dhe secila palë do ta mbante pjesën e vet”.

Sipas tij ata po ashtu nuk kishin llogaritur që serbët në veri do të braktisnin politikën e Vuçiqit.

”Llogaria e tretë që ju doli gabim ishte mosreagimi i popullatës lokale në atë pjesë, serbët e pjesës së veriut e braktisën Vuçiqin dhe politikën e tij, dhe me shumë të drejtë sepse gjithë këto vite kanë qenë viktima të politikave të gabuara të Vuciqit”.

Tutje ai në Edicionin Special në Klan Kosova shtoi se nëse serbët në atë pjesë do të reagonin sikur që e kanë bërë më parë do të ishte një gjendje jo e mirë për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img