3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ish guvernatori Mehmeti: Shpëtuam ekonominë vendore nga kolapsi

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ish guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka theksuar se për pesë vjet sa ishte në këtë pozitë ka arritur që të ruaj pavarësinë e sistemit financiar në vend, ndërsa, sipas tij, bankat komerciale gjatë kësaj periudhe kanë rritur asetet e tyre për 61%

Po ashtu, sipas Mehmetit është rritur edhe lëshimi i kredive për për 57% dhe po ashtu depozitat e qytetarëve në banka për 65%.

Për ish guvernatorin Mehmeti, siguria dhe ligjshmëria që ka ofruar Banka Qendrore si rregullator ka bërë që sektori bankar në vend të jetë tejet atraktiv për të investuar dhe ai thotë këtë e dëshmon fakti se nga 12 banka sa operojnë në vend, 9 janë më kapital të huaj.

Në anën një prej vendimeve kapitale me rëndësi të jashtëzakonshme që ish guvernatori ka marrë gjatë mandatit të tij është shtyrja e prej tre muajve të afatit të kredive gjatë pandemisë, vendim ky që sipas tij ka ruajtur sektorin bankar dhe ka kontribuar që bankat komerciale të luajnë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Qysh në ditët e para të pandemisë kemi krijuar grupin punues dhe kemi marr masa, kemi shty pagesën e këstit të kredive, pa paguar interes ndëshkues dhe pa ju prishur gjendja në regjistrin e kredive, pastaj kemi bërë dy herë ristrukturimin e kredive që është bërë për të ruajtur sektorin bankar por edhe për të ruajtur ekonomin e vendit. Imagjinoni sikur ne të kishim qenë shumë strikt dhe të mos kishim marr këto masa, kush do të kishte paguar kredi në mars, prill e në muajin maj të pandemisë, askush sepse të gjithë ishin në panik dhe si pasojë qytetarëve do tu prishej historiku i kredive, bankat do të duhej të mbulonin humbjet nga kreditë e këqija. Edhe bizneseve do t’u përkeqësohej gjendja në regjistrat e kredive dhe sot ata nuk do të mund të merrni kredi për zhvillimin e biznesit”, ka shtuar ish guvernatori Mehmeti.

Me këtë vendim, ish guvernatori shprehet i bindur se kanë arritur të ruajnë stabilitetin financiar të ekonomive familjare, të bankave komerciale si dhe të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img