-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-guvernatori i BQK-së: Vendimi për heqjen e dinarit është marrë më 2012

Rregullorja që miratoi Banka Qendrore, sipas të cilës monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro, u bë kryetemë diskutimi dy ditët e fundit. Por, kjo çështje po del se ka kohë që ishte rregulluar kështu.

Sipas ish-guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, kjo parashihet me Kushtetutë, si dhe me Ligjin e Bankës Qendrore që nga maji i 2012-ës. Ai tregoi se në të kaluarën ka pasur raste kur është ndëshkuar mospërdorimi i euros për qëllime pagese.

Për këtë temë reagoi Bashkimi Evropian që pohoi se po e analizon këtë çështje dhe se ka kërkuar sqarime.

E ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, thotë se një parainformim e koordinim me faktorin ndërkombëtar, në veçanti BE-në, për këtë çështje ka qenë i nevojshëm.

Sipas Gërxhaliut, ky mund të jetë një pretekst që të përshpejtohet procesi i themelimit të Asociacionit, si një pakënaqësi që mund të përdoret nga serbët, kinse nga pamundësia e pagesave. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img