Site icon PrishtinaPress

Ish-guvernatori i BQK-së: Kosovarët kanë mbi 5.5 miliardë euro të depozituara nëpër banka

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se kosovarët kanë besim të madh në banka.

Këto deklarime të thëna në T7, i bazoi në atë se sa shumë ruajnë qytetarët e Kosovës nëpër këto institucione financiare.

Siç ka thënë Mehmeti, në banka janë të depozituara hiç më pak se 5.5 miliardë euro.

Në anën tjetër, ai shtoi se arsyeja pse ndodh një gjë e tillë është mungesa e investimit, ose thënë ndryshe pasiguria e investimeve.

“Duke qenë se norma e depozitave në banka është 2.4% qytetarët e shohin më të leverdishme me i investu për ta marr këtë interes sepse nuk ka alternativa tjera ku të investohen për të marr përqindje më lartë.

Nuk kisha me thënë që qytetarët janë shumë të pasur, por që nuk kanë alternativa për të investuar. Në qoftse kosovarët do të kishin alternativa tjera për investuar do të ishin edhe më të pasur dhe që ekonomia e vendit do të ishte shumë më e zhvilluar”, tha ndër tjerash ish-guvernatori./PrishtinaPress/

 

 

Exit mobile version