1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish gjyqtari i njohur spanjoll, Iturralde Gonzalez: Bayernit iu mohuan dy penallti

Edhe ndeshja kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Munichut nuk ka kaluar pa polemika.

Mbretërit kanë kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Sipas AS, ish gjyqtari spanjoll Iturralde Gonzalez, thotë se gjermanëve iu mohuan dy penallti nga gjyqtari turk Cüneyt Çakır.

I pari pas prekjes me dorë nga ana e Marcelos, ndërsa i dyti pas përplasjes mes Sergio Ramosit dhe Robert Lewandowskit.

Ishte minuta shtesë e pjesë së parë ku Joshua Kimmich harkoi në zonë, ndërsa Marcelo luajti dukshëm me dorë në zonë, por edhe pse tre gjyqtarët kishin pamje të çartë nuk akorduan penallti.

Prekja me dorë në zonë

Pastaj në minutën e 52, Sergio Ramos vjen me vones dhe pas pranimit të topit nga Robert Lewandowski, ai e godet në këmbën dhe ishte penallti sipas Gonzalez.

Lewa duke kërkuar penallti (Getty)

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale pasi e kishte mposhtur Juventusin me një penallti të fituar në kohën shtesë, që gjithashtu u komentua shumë.

Mbretërit kalojnë për herë të tretë radhazi në finale të Ligës së Kampionëve. 

https://youtu.be/LPttLoJQWVc

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img