0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish-gjyqtari i kushtetueses së Serbisë: Nuk lipset nënshkrimi i Vuçiqit, Marrëveshja dhe Aneksi janë ligjërisht të detyrueshme

Ish-Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Zoran Ivoseviq, shprehet se Konventa e Vienës për kontratat ndërkombëtare thotë se të gjitha marrëveshjet janë ligjërisht të vlefshme pavarësisht se a janë të nënshkruara apo verbalisaht të pranuara, shkruan “Danas”.

Ivoseviq i tha agjencionit serb të lajmeve “Beta” se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me deklaratën e tij se “nuk kam nënshkruar asgjë” tregon se “ka bërë diçka që nuk është dashur të bëjë”.

“Neni 3 i Konventës së Vjenës mbi kontratat ndërkombëtare thotë se marrëveshjet ndërkombëtare që nuk janë konkluduar në formë të shkruar, nuk u afektohet vlera ligjore. Kjo do të thotë se marrëveshjet orale janë të vlefshme dhe ligjërisht të detyrueshme”, ka thënë ai, duke komentuar deklarimet për mosnënshkrim të marrëveshjes në Ohër të shtunën.

Ivosheviq ka rikujtuar deklaratat e ndërmjetësve, Josep Borrel, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është arritur dhe se kjo marrëveshje gjendet në tekstin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Tani është koha për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Vuçiq nuk e kundërshtoi këtë. Nëse zbatimi i referohet zbatimit të asaj që është rënë dakord, atëherë ajo që kanë thënë ndërmjetësuesit e udhëhequr nga Borrell është e saktë”, vlerësoi Ivosheviq

“Vuçiq pretendon se asnjëherë nuk ka dhënë pëlqimin për hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjen reciproke. Megjithatë, Marrëveshja e pranuar reciprokisht thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Është e qartë se Vuçiq ka pranuar edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB me atë marrëveshje”, tha Ivosheviq.

Ai shtoi se fjalët e Vuçiqit nuk duhet besuar, sepse “nëse shkon në zbatim, atëherë konfirmon se është pajtuar me të gjitha pikat e marrëveshjes”. ;

“Vuçiq po mashtron edhe publikun edhe veten e tij. Ai ndoshta ka bërë disa hapa që nuk duhet t’i bënte, të cilat mund ta shqetësojnë tani. Po i bie vlerësimi dhe tani po përpiqet të dalë”, tha ish-gjyqtari.

Ivosheviq thekson se ekziston mundësia që Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të anulohet ligjërisht.

“Nëse pala kosovare nuk e përmbush obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe sipas marrëveshjes nga Marrëveshja e Brukselit, atëherë mund të diskutojmë seriozisht për ndërprerjen e asaj marrëveshjeje. Sipas Konventës së Vjenës për Traktatet Ndërkombëtare, neni 60 thotë se një kontratë ndërkombëtare mund të ndërpritet për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve dhe më pas gjithçka të kthehet në gjendjen e mëparshme”, shpjegoi Ivosheviq.

Ai ka shtuar se marrëveshja e Brukselit 2013 “ështtë jokushtetuese”, sepse qeveria në Serbi ishte pajtuar që Kosovës t’i dorëzojë të gjitha elementet e shtetësisë.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që Serbia ta anulojë Marrëveshjen e Brukselit”, përfundoi Zoran Ivosheviq

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img