0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Kurti ka talent të tepruar

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Hadri Kryeziu, ka thënë se është dukur shumë negative ndërhyrja e organeve ekzekutive tek organet gjyqësore.

Ai foli edhe për replikat e kryeministrit  të vendit, Albin Kurti, që i bëri sot në kuvend rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për KPK-në.

Kryeziu tha se tek Kurti e sheh një talent të tepruar, e që sipas tij, i bën dëm vetes.

“Kryeministri tash e shoh që e ka një talent të tepruar. Tepër është i talentuar në këto çështje, të cilat e dëmtojnë atë sepse Gjykata Kushtetuese përbëhet prej nëntë gjyqtarëve dhe ata janë të votuar në parlament”, është shprehur Kryeziu në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha Gjykata Kushtetuese s’bën të preket, teksa shtoi se disa raste që janë dërguar nga VV-ja pikërisht në Kushtetuese i kanë fituar ata e disa i kanë humbur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img