1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-futbollisti serb: Xhakën apo Shaqirin do t’i nokautoja

Ish-futbollisti i Serbisë, Zdravko Kuzmanoviq ka dhënë një deklaratë sa qesharake, aq edhe skandaloze.

Ai në një deklaratë ka thënë se do t’i nokautonte Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin nëse do të ishte ende pjesë e reprezentacionit serb.

Këto deklarata ai i dha teksa e komentonte festën e dyshes shqiptare me shqiponjën dykrenare gjatë Botërorit të kaluar, kur Serbia u mposht 2:1 nga Zvicra me golat e shqiptarëve.

“Ai gjest ishte i turpshëm. Duhet të ndani politikën dhe sportin, ndërsa ata këtë nuk e kanë bërë. Sikur të luaja ende për Serbinë dhe të isha në këtë Kupë të Botës, do të nokautoja Xhakën apo Shaqirin”, ka thënë Kuzmanoviq, njofton “b92.net”, transmeton Demokracia.com.

Serbia dhe Zvicra do të përballen edhe këtë Botëror. Të premten me fillim nga ora 20:00 dy kombëtaret do të ndeshen në ndeshjen vendimtare të Grupit G./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img