Site icon PrishtinaPress

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës shënon dy gola për ekipin e tij

Futbollisti kosovar, Faton Toski, po shkëlqen në futbollin e Malajzisë me skuadrën e Perakut, raporton Arbresh.info.

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Eintracht Frankfurtit, ka shkëlqyer në ndeshjen përballë Malaysia Malay, të cilën Peraku e fitoi me shifrat e thella 3:0.

Toski i cili në Malajzi u transferua nga skuadra e Laçit, shënoi dy gola në këtë ndeshje.

Me këtë fitore kualifikohet për në raundin e 1/16 në Kupën e Malajzisë.

Exit mobile version