2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish e dashura e Faton Hajrizit: Nuk e di çka i kanë bërë, trupi i tij është totalisht i shkatërruar

“Nuk e di çfarë kanë bërë me trupin e tij, por është totalisht i shkatërruar. E pashë me qefinin e mbuluar”. Kështu është shprehur Liridona Shala, e dashura e Faton Hajrizit, citon “Euronews Albania”.

E pyetur për gjendjen në të cilën ajo dhe familja e tij gjenden me mbërritjen e trupit te Faton Hajrizit në Kosovë, ajo shtoi se “humbja e tij na ka bërë të humbim edhe shpresat për të jetuar”.

Trupi i pajetë i Hajrizit, i cili u vra para disa javesh në Lloznicë të Serbisë, iu kthye këtë të premte familjarëve të tij.

Ai ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik dhe u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi në korrik se Hajrizi u vra në vendin e quajtur Banja Kovilaça, pasi autoritetet serbe kishin qenë në kërkim të tij që nga vrasja e policit.

Sipas tij, ai ishte fshehur buzë lumit Drina, duke kërkuar një mënyrë për ta kaluar atë.

Serbia ka kërkuar që Gjermania të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img