Site icon PrishtinaPress

Ish-drejtorit të prokurimit të Isa Mustafës, i dalin në bankë dhjetëra mijëra euro të dyshimta

Të grumbullosh në bankë mbi 50 mijë euro me pagë pak mbi mesataren e pagës në Kosovë është e dyshimtë. Kështu disi mund të lë lexohet edhe pasuria e mbajtur në bankë e drejtorit të ri të Agjencisë Qëndrore të Prokurimit, Ekrem Rexha, të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Isa Mustafa ka arritur që të fus nën kontroll Agjencinë Qendrore e Prokurimit. Para pak muajve në këtë Institucion është punësuar ish shefi i prokurimit në Komunën e Prishtinës, Ekrem Rexha. Në janar të këtij viti, Rexha e ka marr pagën e parë në AQP në pozitën e drejtorit, dhe rrjedhimisht e ka bërë deklarimin e pasurisë, shkruan lajmi.net.

Deklarimin e fundit të pasurisë që ai e kishte bërë në AKK ka qenë në vitin 2013, nga pozita e bashkëpunëtorit profesional në Komunën e Prishtinës, meqë që nga pozita e shefit të Prokurimit kishte dhënë dorëheqje, pasi që kishte aktakuzë për korrupsion.

Në mars të vitit 2013, Rexha kishte deklaruar që ka në bankë 1200 euro, dhe 3800 euro në emër të bashkëshortes. Pas marrjes së pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Rexha për një kohë kishte mbetur pa punë, por më të filluar punën e re në AQP, në bankë ka paraqitur që ka 54 mijë e 610 euro në emrin e tij, 7500 në emrin e bashkëshortes e cila punon në PTK dhe ka pagë vjetore 7440 euro neto.

Po ashtu tash ka paraqitur edhe pagat e dy fëmijëve të cilët punojnë në kompani private e që të dyve paga vjetore u arrin rreth 7500 euro. Por, në deklarimin e ri të Rexhës, para të gatshme të mbajtura të fëmijëve janë paraqitur në vlerë prej 9828 eurove. Nëse në vitin 2013 Rexha kishte deklaruar para të përbashkëta në vlerë prej 5000 eurove, tash ka paraqitur para të përbashkëta në vlerë prej 72 mijë eurove. Prejardhja e rritjes së këtyre të hyrave nuk është cekur si ka ndodhur.

Por, ndryshim ka pësuar edhe pasuria e paluajtshme. Dy prona të reja i janë shtuar në vitin 2016, për të cilat ka thënë se janë blerë pas shitjes së pronave të vjetra. Por, nëse shikohet  vlera e pronave të cilat ishin paraqitur në vitin 2013, del të jetë dyshuese.

Në vitin 2013, ka paraqitur pasuri të pa luajtshme: shtëpi e djegur gjatë luftës, e pa banuar 2,3 ari oborr me sipërfaqe 230 m2, vlera e të cilës ishte deklaruar 20 mijë euro. Ara dhe mal me sipërfaqe 3,300.00 në vlerë prej 2 mijë eurove. Ara-tokë 4850 m2, vlera 140 mijë euro. Ara-tokë në sipërfaqe 9600 m2 në vlerë prej 30 mijë eurove. Shtëpizë 60m në vlerë prej 18 mijë eurove dhe banese 58 m2 në vlerë75 mijë euro.

Në vitin 2016, i janë shtuar dy prona, tokë/truall 9 ari, vlera e të cilës është paraqitur 50 mijë euro, dhe tokë 315.17 ari në vlerë prej 20 mijë e 487 eurove. Të dyja 70 mijë euro. Të dy pronat ka thënë se janë përfituar nga shitja e pronave tjera. Por, sipas deklarimit të pasurisë së viti 2016, nuk figurojnë vetëm 2 prona në formular, ‘shtëpia e djegur gjatë luftës e pa banuar 2,3 ari oborr’, vlera e të cilës ishte paraqitur vetëm 20 mijë euro, dhe ‘ara dhe mal’ e cila ishte paraqitur në vlerë prej 2 mijë euro. Të dyja 22 mijë euro. /Lajmi.net/

Deklarimi i parave, 2013

Deklarimi i parave 2016

Deklarimi i palujtshmerisë, 2013

Deklarimi i palujtshmerisë, 2016

Exit mobile version