2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-drejtori i Inspeksionit mohon fajësinë, thotë se s’përfitoi asgjë nga mosrrënimi i një objekti pa leje

Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Gjilanit, Nezad Rushiti e ka mohuar fajësinë se nuk e ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e një ndërtimi pa leje të Besnik Qarollit.

Rashiti ka deklaruar të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan se fillimisht ka kërkuar inspektorit të ndërtimit të dal në vendin e ngjarjes për të parë nëse objekti ishte me leje ose jo raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka deklaruar se inspektori me të dalë në vendin e ngjarjes kishte konstatuar që objekti ishte ndërtuar pa leje dhe i njëjti ka marrë vendim për mosvazhdim të punimeve.

“Ne pas një kohe e kemi bërë edhe një inspektim dhe e kemi konstatu që investitori ende nuk ka qenë i pajisur me leje, me ç’rast në bazë të kësaj rrjedhoje të veprimeve inspektori i ndërtimit ka nxjerrur vendim për rrënim të cilin e kam nënshkruar”, ka treguar Rushiti.

Pas këtij vendimi, investitori ka bërë kërkesë për leje të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Ankesë në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Rushiti tha se ia kishin pezulluar vendimin për rrënim derisa të merret një vendim lidhur me ankesat e që investitori i kishte bërë.

“Me pas nuk e di cfare ka ndodhur me lejen sepse unë kam shkuar në pushim dhe pas pushimit më ka skaduar mandati të cilin edhe e kam dorëzuar”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se s’ka përfituar asgjë nga mosrrënimi i objektit pa leje.

Paraprakisht avokati i të akuzuarit Ymer Huruglica propozoi që të administrohen edhe disa prova te reja, propozim të cilin Gjykata ia aprovoi me aktvendim. Kurse, prokurori i shtetit Isuf Sadiku, pati vërejtje lidhur me propozimin dhe gjithashtu edhe aporovimin e tij nga ana e trupit gjykues.

Seanca përfundoi për shkak të kohës së pauzës nuk u vazhdua pasdite sepse prokurori, avokati mbrojtës si dhe anëtarët e trupit gjykues ishin të zënë me seanca të tjera.

E njëjta u caktua të mbahet më 30 tetor 2023, në të cilën seancë pritet të thuhen fjalët përfundimtare.

Ndryshe, Aktakuza e përpiluar më datë: 25.05.2022 e ngarkon të pandehuri në cilësinë e personit zyrtar – Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit, se duke e keqpërdorur detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij në atë mënyrë që edhe pse inspektorët e ndërtimit gjatë vizitës në objektin e pronarit Besnik Qarrolli, kanë konstatuar se objekti është duke u ndërtuar pa leje ndërtimore, e shiritojnë të njëjtin, i shqiptojnë gjobë prej 300 Euro, i pandehuri me datë 20 Prill 2021, nxjerrë aktvendimi për rrënimin e objektit pa leje, përkundër që janë plotësuar kushtet për rrënim, nuk e ekzekuton të njëjtin edhe pse ka qenë obligimi i tij zyrtar që ta ekzekutojë, dhe me këto veprime i ka shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit, në vlerë të taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit.

Me çka ka kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 3 nenparagrafi 3.2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së ku parashihet dënimi me burgim prej një (1) deri tetë (8)pra vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img