2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore mbetet pa punë, i shkëputet kontrata e punës

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor, në mbledhjen e mbajtur me datë 21 korrik 2022, kishte suspenduar përkohësisht nga puna drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësor, Fatmir Plakiqi. Ndërkaq, në mbledhjen e mbajtur me 29 korrik 2022, Bordi Drejtues kishte marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me z. Fatmir Plakiqi.

Në bazë të nenit 71, paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Bordi Drejtues i Fondit për Sigurime Shëndetësore, ka dorëzuar njoftimin paralajmërues për ndërprerje të kontratës së punës, Fatmir Plakiqi, për shkak të mos përmbushjes së kënaqshme të detyrave të punës në kuptim të nenit 70, paragrafi 1.4, nën paragrafi 1.4.2 të Ligjit të Punës.

Në respektim të dispozitave ligjore dhe pas përmbushjes së afateve të përcaktuara me ligj, Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësore, në mbledhjen e mbajtur me datë 1 shtator, 2022, ka nxjerrë vendim përfundimtar, me të cilin përfundimisht i shkëputet kontrata e punës z. Fatmir Plakiqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img