Site icon PrishtinaPress

Ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë: Nagavci ka krijuar kaos në sistemin e arsimit

Ish-drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, ka komentuar situatën e krijuar së fundi nga MAShTI me tekstet shkollore.

Salihaj tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka krijuar një kaos të cilin nuk mund ta shpjegojë askush.

“Ne, përpara e kemi pasur një sistem të etabluar mirë, ka funksionuar mirë dhe nuk kemi nevojë që një sistem që ka funksionuar mirë, ta shkatërrojmë me një sistem tjetër i cili është krejtësisht eksperimental”, tha ai në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, Salihaj tha se sivjet, ndonëse janë 100 mijë nxënës më pak se viteve të kaluara, shpenzimet janë më të mëdha për afro 3 milionë euro.

“30 për qind më së paku çmimet do të jenë më të shtrenjta sesa vjet. Sivjet në nivelin 1 dhe 2 i kemi 220 mijë nxënës, ndërsa përpara i kemi pasur në këto nivele mbi 300 mijë fëmijë dhe i kemi shpenzuar  deri në 10 milionë euro, ndërsa sivjet kemi më pak gati 100 mijë fëmijë dhe i shpenzojmë 12.7 milionë euro”.

“Ndarja për nivelin 1, nivelin fillor është shumë, nuk shkojnë 80 euro. Më pak kushton kompleti i librave për klasët 1 deri në 5”, tha ai.

Exit mobile version