Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka vizituar Kishën Katolike në Prishtinë me rastin e Krishtlindjeve.
Ismaili ka shkruar se ka gjithmonë mirësi dhe ngrohtësi në mesin e motrave të Kishës Katolike që ndodhet në lagjen Ulpiana të Prishtinës, shkruan Express.
Ajo ka treguar edhe urimin e motrës Simila e cila thotë se gjithmonë duhet qenë bashkë me dashurinë për Kosovën dhe popullin kosovar.
“Pjesa më e ëmbël e vizitës tradicionale të urimeve të Krishtlindjeve është urtësia e motrës Smila që thotë: gjithmonë bashkë me dashurinë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Ismaili.