18.7 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-deputetja e VV-së: Zoti e faltë Hekuran Muratin se axhami

Shqipe Pantina, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje e ka përshkruar ministrin e Financave, Hekuran Muratin përmes një thënie gjakovare.

Ajo e ka quajtur “axhami”, ministrin Murati.

“Gjakovaret e kane nje thenje “ hajt babe tu rrite mendja”. Ministrit te financave fort ju ka rrite mendja, Zot fale se hala axhami”, ka shkruar Pantina për Muratin.

Ministria që Murati e drejton nuk i ka ekzekutuar pagat për punëtorët e arsimit.

Kjo pasi gjatë muajit shtator ishin në grevë, e sipas Qeverisë ligji me greva e përcakton se “s’ka paga për atë periudhë”.

Por Ministria e Arsimit ka dalë me propozim të paguhen mësimdhënësit nëse i zëvendësojnë orët./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img