Ish-deputeti rus, Ilya Ponomarev, i njohur si një prej kritikëve më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, ka folur në BBC për të ardhmen e Rusisë dhe vetë Putinit.
Ai ka thënë se presidenti rus ka nisur në Ukrainë një luftë imperialiste që mund ta ndajë në copa Rusinë, pasi rrezikohet nga lufta civile, siç ka ndodhur rëndom në historinë ruse.
Ponomarev ka thënë se lufta civile në Rusi është e paevitueshme.
“Ka filluar me 24 shkurt. Kur sulmoi Ukrainën ai nisi një luftë imperialiste dhe pas luftës imperialiste do të ketë një luftë civile. Është e paevitueshme. Do të ndodh”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.
BBC ka pyetur kritikun se kush do ta zëvendësojë Putinin pasi ai të jetë rrëzuar nga pushteti. Ka thënë se kjo do të varet nga ajo se kush ia sjell fundin atij.
“Kjo varet nga ajo se kush do ta rrëzojë. Me gjasë do të jenë liberalë, njerëz si unë. Mund të jetë edhe një skenar kur ushtria ukrainase e mund Putinin. Pra e mundin ushtarët ukrainas, por nuk përjashtohet mundësia që z. Putin t’i valojë bombat nukleare mbi kokë dhe pastaj vijnë forcat amerikane”, ka theksuar ai.
Ai ka deklaruar se Rusia nuk është tamam si Gjermania e Hitlerit aktualisht, por është shumë afër saj.