Site icon PrishtinaPress

Ish-deputeti i VV’së : Jam i bindur se Kurti e ka thembrën e Akilit në ”Zajednicë”

Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se një prej temave që Shtetet e Bashkuara po insistojnë, është që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të jetë pika e parë e trajtuar, nëse ka marrëveshje dhe nënshkrim.

Sejdiu tha se mu në këtë pikë, Kurti e ka “thembrën e Akilit”.

“Unë jam i bindur se zoti Kurti e ka thembrën e Akilit në ‘Zajednicë’, dhe jam i bindur që rëzonon mjaftueshëm mirë, politikisht, që të kuptojë se në momentin që bie në kurthin e ‘Zajednicës’, shpëtim politik për të, mund të ketë, në periudhë afatshkurtër dhe jo në mënyrë që të argumentoj apo arsyetoj rrugën përpara politike, sepse kjo nuk është marrëveshje finale, është marrëveshje e ndërmjetme, gjitha marrëveshjet për të cilat jemi angazhuar me vite, po i pranon, çfarëdo kozmetike që po i bën, nuk mund të kalojë si koncept”, tha Sejdiu në Klan Kosova.

Megjithatë, Sejdiu tha se Kurti nuk do ta pranojë krijimin e asociacionit.

“Besoj se zoti Kurti, një aneks të marrëveshjes e cila garanton një vetëqeverisje të gjerë, e që tash i kanë lënë emra të ndryshëm, por që në fakt është ‘Zajednicë’, nuk do ta lejojë ose nuk do ta pranojë, dhe e dyta, besoj se zoti Kurti e ka të qartë që gjendja permanente e dialogut na pret, pas këtij aneksi. Pra, jemi duke folur për një marrëveshje të ndërmjetme, e cila në kohë nuk na tregon asnjë gjë, përveç se do të vazhdojmë me negociu e dialogu”, u shpreh Sejdiu.

Exit mobile version