0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ish-deputeti i VV’së argumenton se pse zgjedhjet e Serbisë nuk e shkelin rendin kushtetues të Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka qenë e vendosur që njëjtë sikurse për referendumin, edhe për zgjedhjet e 3 prillit, serbët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi mund të votojnë përmes zyrës ndërlidhëse apo postës dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Megjithatë, një qëndrim i tillë i Qeverisë Kurti ka lëvizur pas dy telefonatave që ka marrë nga Washingtoni. Shefi i ekzekutivit ka thënë se bashkë me QUINT-in dhe BE-në janë në kërkim të një modalitet që s’e shkel rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë ish-deputeti i LVV’së, Taulant Kryeziu, përmes një postimi në profilin e tij ka thënë se referendumi dhe zgjedhjet s’janë të njëjta, dhe se zgjedhjet e Serbisë nuk e cenojnë sovranitetin e Kosovës. 

“Dallimi mes #referendumit dhe #zgjedhjeve dhe implikimet kushtetuese

Referendumi kushtetues i Serbisë në #Kosovë kishte për qëllim shprehjen e vullnetit sovran të Serbisë në Kosovë dhe si i tillë ky jurdiksion nuk mund të ushtrohej në një tjetër shtet tjetër sovran dhe të pavarur, në këtë rast në Republikën e Kosovës. Ndërkaq mbajtja e Zgjedhjeve nuk është çështje e sovranitetit, por e konsolidimit të institucioneve, dhe si e tillë nuk shkel rendin kushtetuese të Republikës së Kosovës, sepse serbët që kanë dy shtetësi kanë dy lojalitet juridike”, ka shkruar Kryeziu,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img