Ivana Trump ish-bashkëshortja e presidentit Trump, do të sjellë një libër së shpejti përmes të cilit ajo do të ndajë me lexuesit disa sekrete nga jeta e saj martesore me Donald Trump. “Të rrisësh Trump-in” do të titullohet libri i cili do të dal shumë shpejt në treg.
Gjatë një deklarate për mediat Ivana shprehu se në libër do rrëfeje histori “të pafiltruara rreth Eric dhe Ivanka, që nga momenti kur ata u bënë fëmijët e parë të çiftit”. Duke treguar pak rreth përmbajtjes, ajo vazhdoi duke thënë se në kohën që ishte e martuar me Trump, i’u desh të merrte shumë përgjegjësi brenda organizatës së tij. Madje në librin e tij “Trump: Arti i të bërit marrëveshje”, presidenti i referohet asaj si “menaxherja e madhe”.
Në këtë libër do do përfshihen dhe detaje nga jeta në fëmijëri e Ivanës, teksa rritej në Çekosllovaki, takimin dhe martesën me Donald.