Duhanaj shkruan se ishte vet Albin Kurti ai që e ndihmoi presidentin Thaçi që të akumulojë pushtet dhe të dalë sa ma mirë në sytë e ndërkombëtarëve, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, po të mos ishte Albin Kurti, Thaçi asnjëherë nuk do të ishte i pranuar nga çarqet ndërkombëtare.
Ky është postimi i plotë i Leon Duhanaj:
“Kam qenë dhe jam i bindur, se Albini, është segment i rëndësishëm i agjendave të Thaçit. Madje, ai, me punën e tij destruktive, u bë sebep që Thaçi të fitojë aq shumë pushtet dhe, po ashtu ndikoj që në krahasim me të, t’u duket ndërkombëtarëve normal. Po mos t’ishte Albini, Thaçi asnjëherë s’do të ishte i pranuar nga çarqet ndërkombëtare. Ata luftojnë njëritjetrin nga larglsia vetëm sa për t’iu hedhur hi syve. Për ndryshe janë partner s’do thoja por bashkëpunëtorë po.”